20:05 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Skuadër pa “gjak”, Milani ndalet nga Atalanta (Video)

Milani ka barazuar kundër Atalantas me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Serie A.

Golin e për rosonerët në këtë ndeshje e shënoi Franck Kessie në minutën e 60-të të takimit.

Ndërsa golin e barazimit e shënoi Masiello në minutën e dytë shtesë.

Skuadrat për disa minuta luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Toloi (64’) dhe Montolivo (75’).

Me këtë barazim, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 61 pikë, tetë më pak se Interi dhe një më shumë se Atalanta. /IndeksOnline/

Temat: