10:08 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skuadra angleze ishte pranë Antonio Contes

Italiani, Antonio Conte i cili sapo është shkarkuar nga detyra e trajnerit tek Chelsea, ishte afër të merrte detyrën e trajnerit të një ekip tjetër anglez, transmeton Indeksonline.

U raportua që Conte kishte refuzuar ofertën e Real Madrid por duket se nuk ishin ‘Los Blancos’ që dëshironin italianin.

Presidenti i klubit Leeds që bën gara në ligën “Championship” të Anglisë, Andrea Radrizzani për “Gazzeta dello Sport” deklaroj se dëshironte Conten për trajner.

“Conte ishte në listë dhe me të ne do të promovoheshim në Premier Ligë. Unë do t’i ofroja 20 milionë euro” tha Radrizzani.

Leeds për trajner ka Marcelo Biesla, i cili deri më tani ka bërë punë shumë të mirë duke fituar tri ndeshjet e para./Indeksonline/