14:10 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Serie A në bisedime për Diego Godin

Juventusi ka hapur bisedime për të nënshkruar me yllin e Atletico Madrid, Diego Godin.

Sipas Calciomercato, Zonja e Vjetër mund të shesë Benatia ose Ruganin dhe Godin është identifikuar si objektivi numër një për të forcuar departamentin mbrojtës., shkruan indeksonline.

Godin, 32 vjeç, është kontraktuar me Atletico Madrid deri në vitin 2019 dhe ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh të përfshira në marrëveshjen e tij me Colchoneros.

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me një mbrojtës me përvojë dhe në rast se arrin një marrëveshje me shoqëruesit e lojtarit ata do të hapin bisedimet me Atletico Madrid duke u përpjekur të ulin çmimin e Godin-it.

Megjithatë, Juventusi është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit nëse Atletico Madrid refuzon të shesë kapitenin e tij për më pak se 20 milionë euro.

Godin mohoi një kalim në Manchester City verën e kaluar dhe ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës. Ndërkohë, Juventusi ka njoftuar Uruguajin se ai është objektivi numër një për mbrojtjen. /IndeksOnline/