22:04 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Smalling largohet nga United, arrin marrëveshje me klubin tjetër nga Premier?

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling ka arritur marrëveshjen me Wolves, skuadra që sivjet është rikthyer në Premier League, sipas asaj që ka bërë të ditur Peter Harding, një gazetar shumë pranë lajmeve që vijnë nga “djajtë”.

Ai postoi në “Twitter” këtë mesazh: “Chris Smalling ka arritur marrëveshjen personale me Wolves dhe tani i takon Manchester United të vendosë për kalimin e mbrojtësit të Anglisë në “Molineux”.”

Fakti që Manchester United dhe trajneri i “djajve” Jose Mourinho ka deklaruar se kërkon një qendërmbrojtës me domosdoshmëri në merkato e ka shtyrë 28-vjeçarin të mendojë për të ardhmen larg “Old Trafford”.