14:07 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Snapchat largon 100 inxhinierë nga puna

Snapchat ka vendosur t’i largoi rreth 100 inxhinierë nga puna. Kompania ka bërë publike se i ka larguar 10% të stafit të inxhinierëve që i ka të angazhuar në punë. Ky është raundi i katërt i pushimeve nga puna në Snap që nga viti i kaluar.

Reduktimet thuhet se janë të ndërlidhura me ecurinë e ngadaltë krahas rivalit të saj, Instagram.

Nuk përjashtohet që kompania së shpejti të kërkojë inxhinierë të ri për të sfiduar rivalët direkt. Poashtu, përjashtimi mund të ketë lidhje edhe me dizajnin e ri që për shumëkë u vlerësua i dështuar./Indeksonline/

Temat: