11:07 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Snapchat sjell një veçori të re, do të iu hyj në punë çifteve! (Foto)

Snapchat e ka sjellur për përdoruesit e saj një veçori të re. Përditësimi i fundit sjell Snap Maps. Tani mund të ndani vendndodhjen tuaj edhe në Chat.

Thjesht mbani dorën mbi emrin e një miku dhe do t’ju jepet mundësia që të “Kërkoni vendndodhjen” ose “Dërgo vendndodhjen time”.

Ky përditësim do ta bëjë më të lehtë për të ndarë vendndodhjen shpejt. Pasi të klikoni, do të shfaqen hartat e Snap tek përdoruesi dhe do të tregojnë saktësisht apo përafërsishst se ku ndodheni në ato momente.

Ky lajm mbase mund të sjellë “përçarje” tek çiftet ngase nuk mund të arsyetohen më për vendndodhjen./Indeksonline/

Temat: