19:26 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sneijder tregon nëse Juventusi do ta fitojë Champions Leaguen me CR7

Cristiano Ronaldo nuk mjafton që Juventusi ta fitojë titullin e Champions Leagues, thotë Wesley Sneijder.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridit në korrik pas nëntë vitesh në La Liga dhe shumë titujve në Bernabeu.

Portugezi luajti rol krucial në katër titujt e Champions Leagues së fundmi dhe Juventusi shpreson shumë në të, transmeton IndeksOnline.

Sneijder, i cili e fitoi këtë titull me Interin në vitin 2010, tani ka parashikuar se Ronaldo nuk do të jetë njeriu që do ta ndalë pritjen e Juventusit.

”Jo, nuk mendoj kështu”, tha Sneijder për beIN Sports kur u pyet nëse lojtarët e Maxi Allegrit do ta fitojnë titullin e CL pas ardhjes së Ronaldos.

”Nuk ka të bëjë me vetëm një lojtar, normalisht në vitet e fundit, Juventusi bëri punë të mirë në Champions League, por një lojtar nuk ndryshon asgjë”./IndeksOnline/

Image result for sneijder