14:08 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Socialdemokratët takojnë Delawien, Shpend Ahmeti tregon se çfarë u diskutua

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmetit bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu kanë takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Në një drekë pune, i pari i Prishtinës ka treguar edhe temat e takimit.

“Bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu takuam në drekë pune ambasadorin e SHBAve në Kosovë Greg Delaëie dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencen e ambasadorit. Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë” shkruan Ahmeti në Facebook./Indeksonline/