09:58 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Soda e bukës për të qetësuar pickimin nga mushkonjat

Me ardhjen e stinës së nxehtë, mushkonjat janë pjesa që të gjithë njerëzit mundohen t’i shmangin. Veshja e rrobave të gjata, si dhe përdorimi i produkteve për largimin e tyre janë hapa të zakonshëm që ndjekim për t’i larguar pickimet irrituese të tyre.

Nëse pickoheni nga mushkonjat, janë disa hapa që mund t’i ndiqni, por kësaj radhe  po ju njoftojmë me një metodë mjaft efikase, përcjell KosovaPress.

Largoni mushkonjat me sodë buke

Askush s’mund të befasohet që soda e bukës është në listën e mënyrave më të mira për këtë gjë. Produkti i zakonshëm për përgatitje të ushqimeve, ka një vend me rëndësi për çësghtjet që lidhen ne lëkurën, duke përfshirë edhe pickimet e insekteve.

Si ta përdorni:

Një lugë buke me sodë dhe pak ujë, këtë kombinim pastaj aplikojeni në vendin ku jeni pickuar, lëreni së paku për 10 minuta.