19:00 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Sokol Plakolli, artisti i rebeluar i skenës shqiptare

Shfaqjet dhe Teatrin i ka si profesion dhe pasion për shumë vite, mirëpo kohët e fundit shpesh e kemi parë edhe duke protestuar i vetëm para Teatrit Kombëtarë dhe Ministrisë së Kulturës.

Sokol Plakolli është një personazh interesant që shpesh herë ka rrezikuar edhe karrierën e tij për të mbrojtur vlerat artistike të vendit.

Në një intervistë për IndeksOnline, Plakolli ka zbuluar shumë nga jeta e tij, që nga ngjitja e parë në skenë në moshën gjashtë vjeçare e deri në ditët e sotme.

~ Si e kujtoni ngjitjen e parë në skenë, cila është lidhja juaj me skenën?

Në skenë jam nga mosha 6 vjeçare, nga klasa e parë kur mësuesi na përzgjidhte për të marrë pjesë në organizimin e ditës së shkollës, ishte një skeç me dy personazhe  NËNA DHE DJALI, unë e harrova tekstin dhe fillova të çajë me zë e gjithë klasa bashkë me mësuesin shkriheshin së qeshuri me ulërimat  e mia, dikur më u kujtua teksti dhe me ngazëllim fillova të flasë kjo më bëri personazhin më të përfolur për disa javë në shkollë, atëherë recitonim poezi për Shokun TITO.  Pastaj filluam të recitonim e këndonim për dëshmorët tanë organizonim programe nëpër bodrume, recitonim nëpër varreza fshatrave dikur ndodhi lufta, erdhi liria dhe u krijua mundësia të studioj në akademi fillimisht për aktor pastaj për regjisor teatri. Kam shumë momente të pa harruara në skenë. Unë jetoi vetëm kur jam në skenë, në momentin që zbres nga skena bëhem i rëndomtë fillon të mos më pëlqej jeta. Aktualisht ma kanë ndaluar skenën, andaj kam filluar të luaj në rrugë, në sheshe, bulevarde nganjëherë  i jap vetes të drejtë të hipi edhe mbi tavolinë, kudo që më krijohet mundësia të komunikoi me masën.

~ Kohën e fundit jeni veçuar me një serë grevash protestash në rrugë, cilat janë arsyet që ju kanë shtyrë të jeni kaq i revoltuar?

Si  tip aksidental që jam, po të mos besoja se Zoti njerëzit e tij më të dashur i ka sprovuar më së shumti, do të filloja të dyshoja në vetvete.  Si natyrë, njerëzore  jam mjaftë i qetë dhe i heshtur, shumë vështirë dal nga kjo lloj aure meditative, mënyrë kjo e kahershme e jetesës sime. Si tip aksidental që jam më rastisi që të filloja realizimin e shfaqjes autoriale KARRIGIA E NXEHTË shfaqje e cila padrejtësisht u largua nga repertori i TKK një muaj pas doli premierë. Vendosa të vihem  në mbrojtje të epitetit të veprës sime dhe gjatë rrugës zbulova një komplot i cili tentohej të realizohej në TKK nga disa shqipfolës. Kështu pasi u konsultova mirë  me veten time, vendosa të i dal në ballë tentativës të disa pseudo artistëve të cilët në këmbim të një grusht  parash, deshën të i japin  vetes të drejtë, të zhbëjnë  vlerat kombëtare të Teatrit Kombëtar. Kjo çështje pastaj u kthye në kauzë gjë për të cilën individualisht kam mbledhur më shumë se 15 mijë nënshkrime nga qytetarët. Krejt në fund tentativat për të formuar brenda TKK – së një ansambël serb paralelisht me atë shqiptarë dështuan. Në gjeneral besoi fuqishëm se Zoti më ka ngarkuar me këtë mision në këtë kohë të pa kohë. Ka qenë një nga misionet më të vështira në jetën time, një individ kundër një strukture grupore të shtresuar dhe mbështetur jo vetëm nga Beogradi por shpeshherë edhe nga institucionet tona. Sidokjoftë për këtë çështje dhe çështje të tilla, jam  i gatshëm të konfrontohem dhe sfidohem deri në fund,  sa herë të jetë nevoja.

~ Nga postimet tua në FB, por edhe nga mënyra e jetesës vërehet se jeni jashtëzakonisht i lidhur me botën bimore dhe shtazore, prej nga kjo lidhmëri.

Nuk e di, mbase mundë të jetë edhe gjenetike, babai im ka qenë një “merakli i jashtëzakonshëm”. Mbase mundë të jem ndikuar nga fakti se  gjithë fëmijërinë dhe rininë e hershme e kam kaluar në fshat i rrethuar nga qindra hektarë fusha me lule, drurë e me kafshë të ndryshme. Por ajo që më lidhë edhe më shumë me botën bimore dhe shtazore, me natyrën është fakti se, aty unë vërejë më së miri forcën fuqisë e mbinatyrore të Krijuesit të botëve dhe gjithësisë. Mënyra se si bashkëjeton flora dhe fauna është mrekulli e Zotit ato bletë që kafshojnë secilën lule duke mundësuar kështu polenizimin, pastaj ringjallja e natyrës në pranverë kanë qenë dhe do të mbeten frymëzimi dhe fisnikërimi im i përhershëm. Gjithë atë energji negative që e akumuloi nga jeta digjitale dhe urbane e shkarkoi në interaksion me natyrën.

~ Së fundmi keni filluar të realizoni performanca me kafshë, cila është arsyeja!? 

Hmm. Nuk mundë të mos jem i sinqertë për hir të sinqeriteti! Në fakt personazhet e përformancës LAUREATATËT E ÇMIMEVE SPECIALE  janë personazhe të marra nga komuniteti artistike, të pasqyruara përmes kafshëve dhe shpezëve. Sinqerisht, jam i irrituar nga niveli në të cilin kemi zbritur si komunitet artistik. Të jesh në gjendje ta kopjosh një shfaqje nga interneti dhe ta shesësh në teatër me çmim 5 mijë euro dhe e njëjta shfaqje të shpërblehet me çmim speciale dhe pse të gjithë e kenë të ditur faktin se ajo është plagjiaturë, askush nuk reagon. Për mua është e pa pranueshme dhe kështu do të mbetet. Pastaj heshtja e komunitetit pra tentativave të disa individëve  të dekretuar që të zhbëjnë çdo lloj vlere kombëtare brenda TKK – së, krejt kjo në emër të artit dhe kulturës “kosmopolitanizmit” për mua është nën nivelin e botës shtazore e cila udhëhiqet nga instinkti jo nga intelekti. Andaj pata vendosur që të realizoi një performancë protestë për komunitetin artistik vendorë të heshtur, duke injoruar ata deri në atë shkallë sa aktorë të performancës të jenë kafshët që luajnë ”personalitet e rrejshme artistike” të krijuara rrejshëm me dekada. Këtë performancë e realizova me qëllim të çjerrjes së maskave të tyre. Krejt, kjo pa qëllim fyerje por më qëllim të ngritjes së ndërgjegjeje së fjetur.

~A është e vërtetë se ju keni një veturë të tipit RENO prodhim i viti 89 e cila shpenzon 35 litra në 100 km?

Ha ha ha. Po, renoja ime është prodhim i vitit 89 e kam blerë 655 euro para dy vitesh dhe nuk planifikoi ta ndërroi vetëm nëse ajo më ndërron mua. Ndërsa sa i përket shpenzimeve ato lëvizin nga 8 litra në 100 km deri në 35 litra në 100 km. Kjo nuk më pengon ngase edhe vet ka raste që shpenzoi 2 euro në ditë por ka raste edhe kur shpenzoi 20 apo edhe 200 euro sipas situatës! E dua këtë veturë, kemi qenë bashkë nëpër festivale, rrugëve të Kosovës për të testuar pëllumbat postier, në mal, më grevë, gjithkah ajo asnjëherë nuk më ka lënë në rrugë i përshtatet  stilit tim, nëse e shikon nga jashtë duket e thjeshtë por kur ndizet ajo gjithmonë të çon në destinacion e kërkuar.

~ A është e vërtetë se ju keni ngritur një padi ndaj një medium në shumë prej 2 milionë euro dhe pse!?

Në Kosovën e pas luftës është krijuar një traditë e keqe, artistët vrapojnë pas mediave, në vend  që të ndodhë e kundërta. Në këtë kontest mediat tona paksa janë “lazdruar” dhe shpesh i japin vetes të drejtë që në mënyrë despotike dhe të një anshme të i prezantojnë figurat publike duke harruar se ato janë përgjegjëse ndaj kodit etik. Thuajse, ata kanë kamerën e kanë TV-në, të gjirojnë kur të duan, bëjnë montazh si të dua dhe të prezantojnë  si të duan, ti mbetesh i pa fuqishëm. Pastaj një shantazh sistematike e një media të shkruar ndaj shfaqjes KARRIGIA E NXEHTË dhe disa lajme të rrejshme të lansuara herë për hatër e herë për inat më kanë bërë që ndaj kësaj kompanie mediale të ngrisë  padi në shumë prej 2 milion euro. Ngase kjo kompani sistematikisht ka shpifur dhe gënjyer opinionin publik në lidhje me mua dhe veprën time KARRIGIA E NXEHTË duke mos kursyer as figurat eminente të ekipit të kësaj shfaqje. Andaj unë me 2 milion eurot që synoi të i fiton përmes gjyqit do të i shkruaj secilit qytetarë të Kosovës letër me qëllim që të i informoi drejtë dhe të ua bëjë me dije se kompania qëllimisht kanë shpifur ndaj nesh.

~ Edhe pse jeni figurë publike, zakonisht kafenë e mëngjesit e pini i vetmuar. Por edhe në shumicën e rasteve rrini vetë, përse ndodhë kjo?

Unë nuk e kam ditur që edhe unë paskam “paparaci”, he he he.  Në fakt mua më pëlqen të rri vetëm, unë meditoi së paku 3 orë në ditë mbase kjo mundë edhe të ketë ndikuar. Jo pse nuk kam me kë të shoqërohem,  jam tip i shoqërueshëm pak dominant  në bisedë, por zakonisht miqësohem me më të moshuar sesa unë andaj më durojnë . Në mbrëmje dhe mesditë gjithmonë ulem me shokë, kolegë, bisedojmë me orë të tëra për artin, për fenomenet e ndryshme. Kam mjaft miq me të cilët më lidhin hobit e ndryshëm si pëllumbat, deltari Ilir, bletët, kam mjaftë shokë të xhamisë, miq të fëmijërisë përpos kolegëve me të cilët bisedojmë pos tjerash për çështje profesionale. Por është e vërtetë se në mëngjes zakonisht më pëlqen që të paktën 2 orë të pi kafen e mëngjesit i vetmuar. Nuk e di përse!

~ Cila është lidhja juaj me poezinë?

Poezi shkruaj që nga fëmijëria e hershme. Një numër të konsiderueshëm të poezive i kam eliminuar para disa vitesh, ngase u binda se nuk janë të denja dhe përfaqësuese për euditoriumin e gjerë. Unë nuk jam poet dhe nuk synoi të jemi asnjëherë. Zakonisht idetë të cilat më vinë si sinkopma dhe nuk mundë të i përshkallëzoi e të i realizoi si dramë mbeten poezi. Së shpejti do të botohet libri me poezi SYTË E SHPIRTIT ky libër po botohet me iniciativën e disa miqve të mi, të cilët i përshëndes. Po të mos e botonin me gjasë edhe këtë cikël do ta eliminoja sikurse dy ciklet e para. Sidokjoftë, meqë ata insistuan të i botojnë nuk munda të i refuzoi për shkak të, konsideroi tematikave që ato trajtojnë. Por, prapë se prapë poezitë e mia vazhdojnë të mos më pëlqejnë.

~ Cilat janë ëndërrt dhe synimet tuaja për të ardhmen

Unë nuk kamë asnjë ëndërr, ngase secilën nga ëndrrat e mia i kamë bërë realitet. Por për të ardhmen kam shumë synime, të cilat shpresoi se do të i realizoi. Të paktën ato që varen nga unë do të i realizoi gjithsesi.

Meqenëse çdo mëngjes Sokolin e kthejë në pikën 0 dhe çdo ditë e filloi me energjinë e re, të asaj dite, besoi fuqishëm se fshati është destinacioni im i fundit. Prishtina nuk më pëlqen, nuk më pëlqen si strukturë, si qasje si gjeografi, ai ambient, si mënyrë e jetesës, por këtu më ka lidhur profesioni, miqtë, kolegët e shumtë. Ndërsa në fshatë jetoi, dhe i gjithë frymëzimi më vije vetëm atje. Meqenëse jam i përbetuar që asnjëherë të mos e lëshoi vendlindjen, Kosovën kam mbetur të kënaqem nga pak në fshat e të vijë të vuaj më shumë këtu në Prishtinë për të u kthyer përsëri atje.

/Indeksonline/