09:50 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sonte miqësorja e të “dështuarve”

Sonte duke filluar nga ora 20:45 në Alianz Stadium të Juventusit do të takohen në një ndeshje miqësore, Italia dhe Holanda.

Dy kombëtarët e mëdha evropiane nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës pasi nuk arritën që të kualifikohen.

Holanda mungon në Rusi pas dy kampionateve pozitive, ku në Afrikë u mposht në finale ndërsa në Brazil zuri vendin e tretë.

Ndërsa Italia do të mungoj në një Kampionat Botëror për herë të parë pas 60 vitesh. /IndeksOnline/

Temat: