14:42 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Sony prezantoi Xperia XA2, XA2 Ultra dhe L2

Sony prezantoi ditën e sotme në panairin e njohur të teknologjisë CES modelet e reja Xperia XA2, Xperia XA2 Ultra dhe Xperia L2.

Të tre telefonët nuk kanë dizajnë që favorizojnë ekrane pa skaje por Xperia XA2 dhe XA2 Ultra kanë një ekran edge-to-edge të lakuar në skaje.

Sakaq modeli Xperia L2 ka ekran të thjeshtë pa teknologjinë pa skaje, 720p HD.

Ngjashmëritë mes Xperia XA2 dhe XA2 Ultra vijojnë edhe në pjesën e pasme të tyre falë kamerave 23 megapiksel të cilat regjistrojnë video 4K me 120fps.

Të dy telefonët gjithashtu kanë kamera frontale 8 megapiksel me kënd të gjërë prej 120 gradësh ndërsa XA2 Ultra ka një sensor sekondar me 16 megapiksel i cili përdoret për stabilizim optik.

Edhe Xperia L2 qëndron afër dy flagshipëve falë kamerës frontale 13 megapiksel.

Në brendësi, Xperia XA2 dhe XA2 Ultra kanë procesorë Snapdragon 630 me 3GB dhe 4GB RAM respektivisht.

Xperia L2 ka procesorë katër bërthamësh 1.5Ghz ndërsa të tre modelet fillojnë nga 32GB memorie të brendshme.

Xperia XA2 dhe XA2 Ultra vinë me Android 8.0 Oreo ndërsa Xperia L2 vetëm Nougat 7.1.1.

Telefonët dalin në shitje në Janar, ndërsa kostoja mbetet për tu mësuar.