07:04 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Sot dita vendimtare për demarkacionin

Sot nga ora 16:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Pro kësaj marrëveshje, votimi i së cilës është zvarritur tash e tri vite, janë shprehur të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës si dhe LDK-ja, derisa e kanë kundërshtuar ata të Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe Grupi i deputetëve të pavarur.