08:02 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sot fillon sezoni i ri në Serie A, e gjithë vëmendja te ndeshja, Chievo – Juventus

Ditën e sotme, do të fillojë sezoni i ri në kampionatin italian, Serie A.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet ndërmjet Chievo Veronas dhe Juventusit në Veronë me fillim ng ora, 18:00.

Megjithatë, sfida më interesante e javës hapëse pritet të zhvillohet në Romë ndërmjet Lazios dhe nënkampionit, Napoli, shkruan IndeksOnline.

Por, padyshim, se vëmendja më e madhe do të jetë te ndeshja, Chievo – Juventus dhe krejt kjo për një arsye.

Këtë verë, Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Dhe në pasditën e sotme, sulmuesi portugez pritet të debutojë për ”Zonjën e Vjetër” në Serie A.

Dje, trajneri, Maxi Allegri konfirmoi se Ronaldo do të startojë nga minuta e parë ndaj Chievos.

Përveç Ronaldos, Juventusi këtë verë u përforcua edhe me Cancelon, Bonuccin dhe Perin./IndeksOnline/