08:00 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adem Demaçi

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se ceremonia përkujtimore do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.

Ceremonia përkujtimore dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij./Indeksonline/