09:37 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sot katër ndeshje në dy orare (Foto)

Sot fillon xhiro e fundit e fazës së grupeve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Rusia dhe Uruguai do të luftojnë në mes vete për vendin e parë në grupin A pasi të dy skuadrat kanë nga gjashtë pikë. Ndërsa Egjipti dhe Arabia Saudite do të luajnë vetëm sa për formalitet pasi që edhe matematikisht janë jashtë garës.

Ndeshjet e grupit e A fillojnë nga ora 16:00.

Në grupin B, Irani luan kundër Portugalisë ndërsa Spanja do të luaj me Marokun. Irani, Spanja dhe Portugalia janë në garë për tu kualifikuar, ndërsa Maroku luan vetëm sa për formalitet. Këto ndeshje luhen nga ora 20:00. /IndeksOnline/

Temat: