07:43 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sot mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Sot duke filluar nga ora 14:00 mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Kjo pasiqë mbledhja e kryesisë e paraparë të mbahej pasditen e djeshme, u shty për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefat e grupeve parlamentare do të takohen për ta caktuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si dhe për fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që është traditë ta mbajë në çdo fund vit në Parlamentin e Kosovës.

Në mbledhjen e djeshme kanë munguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, nënkryetarja Aida Dërguti, si dhe anëtari i kryesisë Galuk Konjufca.