07:57 / E Hënë, 25 Qershor 2018

Spalletti: Tani kemi atë që na mungonte

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti, e ka komentuar me këto fjalë transferimin e Radja Nainggolan tek Inter: “Ai është turbina që i mungonte motorit tonë”.

“Fakti që ka zgjedhur Inter-in është një sinjal i rëndësishëm, sepse e dimë se ai do të fitojë. Është një luftëtar i vërtetë, mund të përballet me këdo”, ka thënë trajneri zikaltër.

“Të gjithë kanë pasur mundësi të shikonin gjatë vitit mbështetjen e madhe që ka ky klub, kemi tifozët më të pranishëm në kampionat”.

Spalletti ka folur edhe për De Vrij: “Me atë do të jetë e mundur të luajmë edhe me tre mbrojtës”.