21:18 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Spanja po tregohet armiqësore me Kosovën, largon flamurin nga Lojërat Mesdhetare (Foto)

Spanja po vazhdon të ketë qëndrim kundër shtetit të pavarur Kosovës.

Shteti nga gadishulli iberik që nuk e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës ka larguar nga faqja zyrtare e Lojërave Mesdhetare, flamurin e Republikës sonë.

Kjo është një shkelje e rëndë pasi Kosova është e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Komitetit Olimpik.

Në fillim flamuri i Kosovës ishte prezent në sajt. Por kjo ka ndryshuar të enjten, një ditë pasi Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në xhudo.

Spanja në fillim u mundua të pengoj sportistët kosovar të marrin pjesë në këtë kompeticion, por me ndërhyrjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë e anuloi vendimin. /IndeksOnline/