14:00 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Spanjollët kanë gati një SUV fantastik [Foto]

Nuk ka dyshim që Seat është fabrikuesi më i madh i automobilëve në Spanjë, por kjo nuk do të thotë që në këtë vend mungojnë ndërmarrje më të vogla që i dedikohen botës së makinave dhe nxjerrin në treg modele ekskluzive.

DSD Design & Motorsport është një nga këto ndërmarrje të vogla dhe projekti i tij i fundit quhet Golem. Bëhet fjalë për një SUV të madh, që pason Boreas, një makinë supersportive hibride.

Për momentin, Golemi është vetëm një prototip, por në dhjetor pritet që të nisë prodhimi i tij.DSD Design & Motorsport ka bërë me dije se do të prodhohen vetëm 30 njësi. /IndeksOnline/

Temat: