23:13 / E Enjte, 01 Shkurt 2018

Speci i kuq ndihmon në rënien e peshes dhe djeg dhjamin

Humbja e peshës dhe djegia e dhjamit mund të jetë proces më i lehtë nëse hani speca të kuq, sipas ekspertëve.

Kjo për shkak se speci ju ndihmon ta kufizoni sasinë e ushqimit që e konsumoni dhe e inkurajon trupin të djegë më shumë kalori.

Dr. Marilyn Glenville, nutricioniste, thotë se speci përmban një substancë të quajtur capsaicin dhe është përbërësi i cili e lufton shtimin e peshës duke i zvogëluar nivelet e dhjamit në trup, dhe duke i reduktuar kaloritë që i konsumoni.

Substanca ia jep nxehtësinë specit, dhe Glenville thotë se ndihmon në procesin e quajtur termogjeneza, ku trupi e konverton dhjamin në nxehtësi dhe kështu digjni më shumë dhjam.

Si ta konsumoni specin e kuq

Speci i kuq mund të konsumohet në forma të ndryshme.

Mund të konsumohet i freskët si pjesë e sallatave ose si pluhur i tharë mund të përdoret në shumë ushqime, si në ushqim të detit, mish, etj.

Speci i kuq është i përfshirë edhe në një dietë që quhet ‘Master Cleanse’, për të cilën Beyonce ka raportuar se i ka humbur disa kilogramë.