12:15 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshja bashkëpunimi me Spitalin Izola të Sllovenisë

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm Izola të Sllovenisë për realizimin e Programit të trajnimit për stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, nga Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Izola, Radivoje Nardin me Drejtorin e Spitalit të Spitalit të Prizrenit dr. Afrim Avdaj dhe drejtoreshën e Programit për mbështetejen e shëndetësisë të Qeverisë së Luksemburgut KSV 017, znj. Afërdita Ademi.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë me ngritjen e vazhdueshme profesioale të stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit që përmes rritjes së shkathtësive profesionale, udhëheqëse e menaxheriale, do të kontribuojnë në përmbushjen e nevojave shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët nga rajoni i Prizrenit.

“Përmes këtij partneriteti me Spitalin e Përgjithshëm të Izola dhe spitalet e tjera në Evropë, do të sjellim përvojat më të mira të shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe profesionistëve tanë do t’u japim një mundësi për zhvillim të vazhdueshëm mjekësor”, tha Ministri Uran Ismaili.

Marrëveshja është pjesë e Projektit KSV -017 për të mësbhettur institucionet shëndetësore në sektorin publik për përmirësimin e performancës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetëore, me theks të veçantë fuqizimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale të Spitalit të Prizrenit.