15:44 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Spiunohet Mercedes GLE [Foto]

Fotot spiunuese zbulojnë se gjenerata e ardhshme e SUV Mercedes do të ketë një enterier krejtësisht ndryshe krahasuar me modelin aktual.

Fotografitë e publikuara nga faqja CarNewsChina tregojnë enterierin e GLE të ri, me ekran digjital të pozicionuar në mënyrë asimetrike MBUX multimedial në pult.

Ekzemplari i brendshëm ka një paketë të pasur që përfshin një sistem Premium Audio, ngarkues pa tela për telefon të mençur dhe tablet.

Mercedes zyrtarisht ende nuk e ka reklamuar datën për premierën e modelit të ri GLE, por spekulohet se ai mund të ndodhë në fillim të tetorit, në panairin e ardhshëm të veturave në Paris.