20:07 / E hënë, 17 Korrik 2017

“Agjenti” Pogba, ka një tjetër futbollist në listë (Foto)

“Agjenti” Pogba, ka një tjetër futbollist në listë (Foto)

Ishte një prej protagonistëve kryesor për transferimin e Romelu Lukakus në Manchester United, nga ajo ditë mori epitetin e një “agjenti”, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Paul Pogban, lojtarin francez i cili ka një shoqëri të mirë pothuajse me të gjithë super lojtarët.

Ai së fundi ka biseduar me Antonie Griezmann, futbollistin e Atletico Madridit, që ka publikuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Pogban.

Ylli francez ende pa filluar afati kalimtar ishte objektivi kryesor i Manchester Unitedit, por ai në fund vendosi të nënshkruaj një kontratë të re me spanjollet.

Edhe pas nënshkrimit të kontratës, gjithçka mund të ndodh, por sigurisht që jo në këtë afat./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera