23:55 / E enjte, 12 Tetor 2017

Aguero zbulon historinë e aksidentit, ky veprim ia shpëtoi jetën futbollistit (Foto)

Aguero zbulon historinë e aksidentit, ky veprim ia shpëtoi jetën futbollistit (Foto)

Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero pësoi aksident javë më parë në Holandë, duke thyer kështu një brinjë, transmeton IndeksOnline.

Aguero ka folur për “Mirror” duke zbuluar gjithçka nga aksidenti.

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës kishte vendosur rripin e sigurisë vetëm pak sekonda para se të ndodhte aksidenti.

“Kur shkova në spital, e pyeta doktorin nëse mund të luaj kundër Chelsea (të shtunën)”.

“Ai më tha: Jo nuk besoj”.

“Isha duke menduar në një moment dhe kuptova se në sajë të vendosjes së rripit të sigurisë unë jam në gjendje të flas kështu”, ka thënë Aguero.

Ndërsa i ati i sulmuesit tha se djali i tij ishte i shqetësuar nga shpejtësia në të cilin drejtuesi i taksitë ishte duke shkuar, dhe vendosi ta vënte rripin e sigurisë vetëm disa sekonda para goditjes.

Lojtari ishte mysafirë i këngëtarit të njohur kolumbian Maluma në Amsterdam./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera