23:51 / E hënë, 09 Janar 2017

Ajeti nuk qëndron te Torino, objektivi rikthimi në Zvicër?

Ajeti nuk qëndron te Torino, objektivi rikthimi në Zvicër?

E ardhmja e Arlind Ajetit pritet të jetë larg Torinos, për më tepër edhe jasht Italisë.

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori garanci nga trajneri Mihajloviç për më shumë minuta aktivizim, sërish Ajeti po mendon largimin.

Ditët e fundit për mbrojtësin 23 vjeçar bëri një ofertë edhe Peskara, ku trajneri Masimo Odo e dëshiron me çdo kusht në ekip, por Ajeti duket se nuk e ka në plan kalimin te skuadra ku kapiten është Ledian Memushaj.

Mësohet se mbrojtësi tashmë është duke shqyrtuar ofertar nga jashtë Italisë, ku nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Zvicër.

Mesa duket, këto ditë mund të jenë të fundit për Arlind Ajetin te Torino, skuadër e cila nuk i besoi thuajse asnjëherë./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera