09:50 / E enjte, 12 Tetor 2017

Anglezët parashohin “tërmetin”, ky do të ishte grupi i “vdekjes” për ta (Foto)

Anglezët parashohin “tërmetin”, ky do të ishte grupi i “vdekjes” për ta (Foto)

Anglia është kualifikuar në Kampionatin Botëror me lehtësi, mirëpo të njëjtën formë nuk e ka dëshmuar edhe në Kampionate si Botërore ashtu edhe Evropiane.

Në Francë ata u eliminuan nga Islanda, duke shkaktuar atak për njërën nga Kombëtarët që shihej si favorit, shkruan indeksonline.

Anglia tani gjendet në grupin e dytë gjatë tërheqjes së shortit dhe nuk mund t’i shmanget ballafaqimit me njërën nga Kombëtarët e forta.

Mediat atje kanë bërë një përllogaritje me atë se cili do të ishte grupi më i vështirë dhe më i lehtë për ta.

Si grup të vdekjes e kanë cilësuar nëse ndajnë grupin me Brazilin (vazo e parë), Islanda (vazo e tretë) dhe Nigeria (vazo e katërt).

Ndërsa ëndërrojnë që në grup të jenë me Rusinë (vazo e parë si nikoqire), Irani (vazo e tretë) dhe Zelanda e re (vazo e katërt).

Megjithatë, fillimisht duhet të presim deri në përfundimin e Playoff, pasi që ende nuk dihen të gjitha skuadrat e kualifikuara në Kupën e Botës. /IndeksOnline/


 

Lexo të tjera