17:24 / E diel, 13 Gusht 2017

Befasohet Hamburgu i Mërgim Mavrajt, eliminohet nga Kupa

Befasohet Hamburgu i Mërgim Mavrajt, eliminohet nga Kupa

Skuadra e Hamburger është eliminuar herët nga Kupa e Gjermanisë, "DFB Pokal", shkruan IndeksOnline.

Klubi ku luan mbrojtësi i Shqipërisë Mërgim Mavraj, u mposht 3 me 1 nga Osnabruck. Madje kjo e fundit ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 18-të. 

Golat për ekipin e Osnabruck i shënuan: Savran, Heider dhe Arslan, kurse të vetmin për Hambrugerin e shënoi Wood. 

Vlen të përmendet se Mavraj luajti nga fillimi deri në fund, por për fat të keq ekipi i tij u eliminua nga Kupa./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera