12:05 / E enjte, 12 Janar 2017

Bien poshtë Kosova dhe Shqipëria (Foto)

Bien poshtë Kosova dhe Shqipëria (Foto)

Institucioni më i rëndësishëm i Futbollit ka publikuar renditjen për muajin janar.

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozicion në renditjen e muajit janar, duke qenë tanimë në vendin e 166-të në botë.

Edhe Shqipëria vijon të humbasë vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë e sheh veten poshtë pozicionit të 50-të, aty ku Shqipëria gjendet në vendin e 51-të, dy pozicione më poshtë se muaji i kaluar.

Të dy përfaqësueset parashikohet të humbasin pozicione të tjera, pasi do të kalohen nga disa vende afrikane që luajnë në Kupën e Kombeve gjatë muajit janar dhe fillimit të shkurtit.

Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania. 

Lexo të tjera