11:52 / E hënë, 20 Mars 2017

Buffon “thumbon” kundërshtarët: Po na humbni traditën

Buffon “thumbon” kundërshtarët: Po na humbni traditën

Skudrat italiane po kthejnë sytë nga investitorët e huaj për të rikthyer formën e vjetër.

Roma është blerë nga investitorë amerikanë, përderisa Inter nga kinezët e “Suning Group”. 

Milan është skuadra tjetër që shpejtë pritet të zyrtarizoj kalimin e pronësisë tek kinezët e “Sino Europe Sport.”

Gianluigi Buffon ka diskutuar për “Kicker” blerjen e klubeve italiane nga investitorë të huaj. Sipas portierit legjendar të Juventus, blerjet e skuadrave italiane nga investitorë jashtë Italisë është një ndalesë për futbollin italian.

“Investitorët e huaj në Itali? Roma me amerikanë, klubet e Milanos me kinezë, shumë keq për Italinë. Kjo është një ndalesë për traditat tona.”

Juventus është momentalisht në pronësi të familjes Agnelli.

Lexo të tjera