19:42 / E mërkurë, 11 Janar 2017

De Biasi: Kombëtarja nuk ka kapacitet më shumë

De Biasi: Kombëtarja nuk ka kapacitet më shumë

Xhani De Biazi i bashkëngjitet mendimit të Armando Dukës në lidhje me shanset që Shqipëria ka për të shkuar në botërorin e Rusisë.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Sampdorias, trajneri i Kombëtares kuqezi është shprehur skeptik për lojtarët që drejton, duke u shprehur se kaq është kapaciteti i tyre:

“Aventura me Shqipërinë arriti majën pasi besoj se këta djem më shumë se kaq nuk mund të arrijnë, edhe pse në jetë nuk duhet të thuash asnjëherë ‘kurrë’.”

“Mendoj se problemi më i madh sot është të menaxhojmë këtë moment, që të mos mendojmë se jemi të aftë dhe të mundohemi të punojmë me të njëjtën intensitet dhe dëshirë që kemi bërë më parë. Nëse nuk humbim ato që janë karakteristikat tona, të punojmë për njëri-tjetrin, pa parë se çfarë bën njëri apo tjetri, ndoshta mund të kemi edhe tani ndonjë shans”, ishin fjalët e De Biazit, i cili është i pakënaqur nga ajo që lojtarët po japin.

 

Lexo të tjera