08:23 / E premte, 21 Prill 2017

Deklarata në antimafian italiane: “Ballisti” u pagua për protestë me dron ndaj presidentit të Genovas

Deklarata në antimafian italiane: “Ballisti” u pagua për protestë me dron ndaj presidentit të Genovas

Ismail “Ballist” Morina mund të jetë paguar për të organizuar një protestë me dron mbi stadiumin e Genovas. Kjo është deklarata e dhënë sot nga Prokurori i përgjithshëm i Genovas, Françesko Koci, para Komisionit Antimafia në Parlamentin italian.
Ai ishte ftuar për të diskutuar rreth raporteve mes tifozëve dhe kriminalitetit ndërsa në mënyrë të papritur ka konfirmuar një teori shqetësuese për Morinën.

Ky i fundit, u arrestua tre javë më parë në një nga kodrat e qytetit të Genovas pasi po drejtonte një dron jashtë orareve të lejuara, për më tepër në një zonë ku ndalohej një gjë e tillë.

Sipas teorisë së shpalosur para komisionit antimafia, ai mund të jetë kontaktuar nga tifozeria e Genovas e cila po konteston fuqimisht presidentin Enriko Preciozi. Forcat e rendit përtej Adriatikut mendojnë se ai mund të jetë paguar për të organizuar një fluturim me dron mbi stadium.


“Po vlerësojmë këto rrethana, pasi kjo prani e tij na duket e çuditshme pikërisht në këtë periudhë tensioni”, u shpreh Koci para komisionit antimafia, duke konfirmuar se kanë pasur informacione se një kontestim i tillë po planifikohej për ndeshjen Genova-Atalanta të datës 2 prill.

Lexo të tjera