15:26 / E premte, 21 Prill 2017

E çuditshme: Ekipi brazilian feston titullin kampion pas 30 viteve

E çuditshme: Ekipi brazilian feston titullin kampion pas 30 viteve

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur që klubi verilindor Sport Recife janë fituesit e ligjshëm të ligës braziliane të vitit 1987 dhe jo Flamengo.

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur që ky klub të fitojë të drejtën e ligës së Brazilit në vitin 1987, duke i dhënë fund një beteje 30-vjeçare me rivalët Flamengo.

Një mosmarrëveshje financiare në atë kohë çoi në dy liga që konkurronin njëkohësisht, ndërsa Sport Recife fitoi një dhe Flameno tjetrën.

Ndonëse federata braziliane e futbollit sanksonoi ligën e shkëputur, ata vendosën se duhet të konkurrojnë së bashku me origjinalen 'Campeonato Brasileiro' , edhe pse liga origjianle filloi të shihej si një ekuivalent më i vogël.

Flamengo hodhi poshtë mundësinë për të luajtur për titullin dhe kështu Sport Recife u kualifikuan në Copa Libertadores ( Liga e Kampionëve në Amerikën e Jugut ) , si dhe duke pretenduar titullin e ligës braziliane.

"Drejtësia ka vendosur edhe një herë se 1987 i takon vetëm Leao" është deklarata e Sport Recfies në faqen e tyre, duke iu referuar nofullës së ekipit. /Indeksonline/

Lexo të tjera