08:39 / E enjte, 12 Janar 2017

Enrique: Barcelona po kthehet

Enrique: Barcelona po kthehet

Luis Enrique shpreson zgjim pas ndeshjes së Copa del Rey të mërkurës kundër Athletic Club, ku mund të frymëzojë skuadrën të kthehet në garë për titullin e La Liga titullin.

Barca hyri në këtë lojë pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, ku riktheu rezultatin duke fituar 3-1, ku edhe siguroi kualifikimin.

Trajneri, Luis Enrique ka folur pas ndeshjes, ku k thënë se kjo fitore është një pikë kthese për skuadrën.

"Unë jam i kënaqur me nivelin e treguar nga lojtarët e mi gjatë këtyre dy ndeshjeve. Ne ishim shumë më superior", tha Luis Enrique gazetarëve pas ndeshjes.

"Ne kemi arritur të zhvillojmë një lojë të mirë, ata shënuan në mundësinë e tyre të vetme, por lojtarët e mi dinë se si të jenë të qetë për të filluar përsëri”, tha trajneri.

Barcelona është pesë pikë prapa Realit në tabelën e La Ligës dhe kjo mund të shkojë edhe më shumë, pasi që skuadra madrilene ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/

Lexo të tjera