21:49 / E enjte, 12 Tetor 2017

Fatih Terim kandidatë për trajner të Kosovës? Kjo ishte paga e fundit te Turqia

Fatih Terim kandidatë për trajner të Kosovës? Kjo ishte paga e fundit te Turqia

Kosova ka mbetur pa trajner pasi shkarkoi Albert Bunjakin, por për të ardhshmin deri në zyrtarizim do të ketë shumë spekulime.

Madje një prej spekulimeve është Fatih Terim, ish-trajner i Kombëtares së Turqisë, shkruan IndeksOnline.

Së fundi u mësua se Federata e Futbollit të Kosovës, trajnerin e ri pritet ta paguaj 360 mijë euro në vit.

Kjo shumë e hedhë poshtë spekulimin e lartpërmendur, pasi Terim së fundi mori një pagë të dyfishtë se ajo që ka bërë gati FFK-ja për trajnerin e ri.

Ish-trajneri i Galatasarayt, Milanit së fundi ka pasur një pagë prej 291 mijë e 666 euro në muaj, e 3.5 milionë euro në vit.

Kjo nënkupton se Terim do ta ketë të vështirë ta zgjedh Kosovën me këtë pagë./IndeksOnline/

Lexo të tjera