13:44 / E hënë, 20 Mars 2017

Federer nuk njeh moshë, triumfon në Indian Wells

Federer nuk njeh moshë, triumfon në Indian Wells

Roger Federer nuk njeh moshë, duke treguar se edhe në moshën 35-vjeçare arrin të fitojë.

Tenisti zviceran fitoi mëngjesin e sotëm turneun Masters të Indian Wells, duke mundur 2-0 (6-4, 7-5) në finale patriotin e tij Stanislas Wawrinka.

Ndeshja nisi 90 minuta me vonesë, por kjo nuk ndali Federer të triumfojë, duke treguar një nivel të jashtëzakonshëm dhe korrur triumfin nr.90 në karrierën e tij magjike.

Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por në momentet vendimtare Federer bëri diferencën në fushë, duke qenë i suksesshëm në shërbim dhe përfituar nga gabimet e Wawrinka. /IndeksOnline/


Lexo të tjera