17:44 / E hënë, 20 Mars 2017

FIFA nuk lejon gabime, përjashton arbitrin nga futbolli

FIFA nuk lejon gabime, përjashton arbitrin nga futbolli

FIFA ka përjashtuar përjetë një arbitër, pas një penalltie inekzistente fishkëllyer në ndeshjen Afrika e Jugut-Senegal, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

Jozef Lamptej i dha Afrikës së Jugut një penallti që vendosi fatet e ndeshjes, sepse në fundin e pjesës së parë sfida ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe gafa e arbitrit i dha avantazhin Afrikës së Jugut, që fitoi 2-1.

Siç shihet në video, topi i goditur me kokë nga një lojtar afrikano-jugor shkon mes këmbëve të mbrojtësit të Napolit Kulibali, pa prekur fare dorën, por arbitri fishkëlleu për 11-metërsh.

Gabimi i arbitrit mund të lërë Senegalin jashtë Kupës së Botës, ndaj FIFA e ka përjashtuar përjetë dhe së shpejti do të japë edhe arsyetimin e përjashtimit, që mund të apelohet vetëm në CAS, në Lozanë./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera