15:39 / E mërkurë, 11 Tetor 2017

Futbollisti më i pafat në botë, la Islandën për Amerikën - për këtë arsye (Foto)

Futbollisti më i pafat në botë, la Islandën për Amerikën - për këtë arsye (Foto)

Ndonjëherë njeriu merr vendime të rënda, e që ndikon shumë në zhvillimin e karrierës, e shpesh ndodhë edhe të lakmohet për diçka më të mirë.

Kjo dukuri është hasur edhe te një futbollist i njohur, emri i të cilët është Aron Jahannsson, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i lartpërmendur ka marrë vendimin më të vështirë të karrierës, duke lënë Kombëtaren e Islandës për Amerikën gjatë vitit 2013.

Ndoshta kur shohim se ai zgjodhi Amerikën, atëherë mundë të themi se është në një vend të mirë dhe me të ardhura më të mëdha se Islanda, por kur mësojmë arsyen e këtij vendimi, atëherë vërtetë është për t’u befasuar.

Ai u largua nga Islanda për shkak se dëshira e tij ishte të luante në Kupën e Botës. Megjithatë këtë vit, Islanda siguroi kualifikimin për në Rusi, aty ku mbahet ky kompeticion kurse Amerika “JO”.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi Islanda vitin e kaluar kishte siguruar një vend në Kampionatin Europian të mbajtur në Francë./IndeksOnline/ 

Temat:
Lexo të tjera