16:29 / E hënë, 19 Qershor 2017

Gareth Southgate në bord për t’i ndihmuar Anglisë U21

Gareth Southgate në bord për t’i ndihmuar Anglisë U21

Trajneri i Kombëtares së Anglisë në grupmoshat U21, Aidy Boothroyd ka deklaruar se po merr ndihmë nga Gareth Southgate.

Southgate ishte trajner i grupmoshave të reja, para se ta merrte në duar Kombëtaren A të Anglisë.

Ai gjendet në Sllovaki ku “Tre Luanët” do të luajnë kundër Sllovakisë U21 nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve të Europianit.

“Kjo është shumë mirë që Southgate është këtu. Ai e njeh shumë mirë skuadrën dhe lojtarët. Ai do t’më ndihmon shumë dhe shumë mirë që është në bord”, ka thënë trajneri i të rinjve.

Kombëtarja e Anglisë ndeshjen e parë barazoi pa gola 0 me 0 me Suedinë, ndërsa sot luan të dytën nga ora 18:00./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera