22:28 / E hënë, 20 Mars 2017

Harrohet nga Kosova, ftohet për Belgjikën (Foto)

Harrohet nga Kosova, ftohet për Belgjikën (Foto)

Menaxheri i përfqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku po përpiqet t`i rrëmbejë të gjithë talentët kosovarë që luajnë nëpër Europë. Por, ai duket se ka dështuar në një rast. Bëhet fjalë për kosovarin nga komuna e Vitisë, Din Sula, shkruan IndeksOnline.

Sula nuk ka marrë asnjë ofertë nga përzgjedhësi Bunjaku. Mesfushori  me tipare sulmuese, së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës U-19.

Kosovari pritet të luaj ndeshjen e parë kundër Suedisë më 23 mars në kuadër të kualifikimeve për Europianin. Përveç Suedisë, Sula do të ballafaqohet edhe me U-19 e Italisë dhe Irlandës, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se lojtari i ekipit belg Leuven, në një intervistë dhënë për “IndeksOnline” kishte deklaruar se pret ofertë nga Kosova, por diçka e tillë nuk ndodhi.

/IndeksOnline/ 

Lexo të tjera