15:40 / E enjte, 12 Tetor 2017

Hekuran Kryeziu: Hapat e parë janë të vështirë, do të vijnë ditë të mira

Hekuran Kryeziu: Hapat e parë janë të vështirë, do të vijnë ditë të mira

mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu e ka cilësuar si shumë të vështirë debutimin në garat ndërkombëtare.

Mirëpo 24 vjeçari ka thënë se nuk do të ndalen dhe se ditë të mira do të vijnë për Kosovën, shkruan indeksonline.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe trajnerin Albert Bunjaki për punën në kualifikueset e para.

Ky është postimi i Hekuran Kryeziut:

Mbyllen kualifikimet e para për ne. Hapat e parë janë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Kemi dëshpëruar me rezultatet por ne do të vazhdojmë ta bartim me krenari fanellën e Kosovës duke besuar se një ditë do të vinë ditë të mira. Faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë.

Në fund dua ta falënderojë edhe trajnerin Albert Bunjaku për gjithçka që ka bërë për Përfaqësuesen dhe ne futbollistët. Faleminderit dhe shumë suksese trajner.

Lexo të tjera