14:21 / E hënë, 20 Mars 2017

James Milner vendos një rekord që askush se ka në Angli (Foto)

James Milner vendos një rekord që askush se ka në Angli (Foto)

Ylli i Liverpoolit këtë sezon në Premier Ligë nuk është as Coutinho, e as ndonjë tjetër veç James Milnerit. Lojtari anglez që po luan sezonin e dytë me “The Red’s” është kthyer në liderin e kësaj skuadre, teksa luan në çdo rol që i kërkon trajneri Jurgen Klop.

Ditën e djeshme, Milner arriti të vendosë një rekord që askush nuk e ka në Angli. Deri më tani, mesfushori i kthyer në një mbrojtës ka shënuar shumë gola në karrierën e tij profesioniste, por ajo që të bën përshtypje është fakti se kur shënon Milner skuadra e tij nuk humbet.

Në 47 ndeshje ku lojtari ka shënuar, asnjë nga ekipet ku ai ka qenë pjesë nuk është mposhtu në fund të ndeshjes. 37 fitore dhe 10 barazime është rekordi i James Milnerit në ndeshjet që ka shënuar, duke bërë që kjo gjë te jetë një rekord më vete që asnjë lojtar nuk e ka në Premier Ligë. 


Lexo të tjera