15:05 / E premte, 21 Prill 2017

Java e 27-të nis me ndeshjen Feronikeli-Hajvalia

Java e 27-të nis me ndeshjen Feronikeli-Hajvalia

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Hajvalisë, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do ta hapë javën e 27-të në Vala Superligë. 

Ndërkohë, edhe të shtunën zhvillohet një ndeshje, ku Prishtina do të jetë mikpritëse e Gjilanit, derisa të dielën luhen katër sfidat e tjera.

Vala Superliga, java e 27-të:

E premte, 21: prill Feronikeli – Hajvalia

E shtunë, 22 prill: Prishtina – Gjilani

E diel, 23 prill: Trepça’89 – Trepça

E diel, 23 prill: Liria – Ferizaj

E diel, 23 prill:Drenica – Drita

E diel, 23 prill: Llapi – Besa

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Lexo të tjera