23:08 / E enjte, 20 Prill 2017

Kelmendi: Isha e lënduar, por jam e lumtur që mora të artën (Video)

Kelmendi: Isha e lënduar, por jam e lumtur që mora të artën (Video)

Majlinda Kelmendi është deklaruar pas fitores në kampionatin evropian që po mbahet në Warsaw të Polonisë.

Ajo u shpreh tejet e lumtur që fitoi të artën, ndërsa tregon se kishte një lëndim në shpinë para dy jave.

“Sigurisht se ishte shumë e rëndësishme, përgatitjet ishin të mira. Por, fatkeqësisht dy javë më parë e lëndova shpinën prandaj nuk mund të stërvitja ashtu siç duhej. Por, falënderoj Zotin se sot e mora të artën, përkundër që ndeshjet nuk shkuan ashtu siç i kisha planifikuar. Por, në fund mora të artën dhe jam shumë, shumë e lumtur”, ka thënë Kelmendi pas ndeshjes për European Judo.

Vlen të përmendet se me medalje doli edhe Nora Gjakova e cila fitoi të bronztën./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera