19:03 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Kështu duket tabela e Superligës, nesër ndeshja e fundit e xhiros së katërt (Foto)

Kështu duket tabela e Superligës, nesër ndeshja e fundit e xhiros së katërt (Foto)

Sot u zhvilluan katër ndeshje për xhiron e katërt të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Befasia e kësaj xhiroje ishte humbja e kampionit Trepça ’89, nga debutuesi Vllaznia e Pozheranit me rezultat 2 – 1.

Fitore arriti edhe Liria e cila mposhti 2 me 0 ekipin e Dritës. Me fitore e mbylli edhe Besa e Pejës e cila mposhti Flamurtarin. Kurse Prishtina barazoi 1 me 1 me Drenicën.

Nesër zhvillohet takimi i fundit për xhiron e katërt, Gjilani e pret në shtëpi ekipin e Vllaznimit të Gjakovës. Takimi do të luhet nga ora 16 e 30.

Më poshtë e keni tabelën e ndryshuar pas përfundimit të ndeshjeve që ishin në program sot./IndeksOnline/

Temat:
Lexo të tjera