21:44 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

KOK-u ndanë bursa, kjo është lista e përfituesve

KOK-u ndanë bursa, kjo është lista e përfituesve

Komiteti Olimpik i Kosovës do të ndajë 19 bursa olimpike "Tokyo 2020" për sportistët që do të përfitojnë nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Muaj më parë, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, kishte përzgjedhur sportistët të cilët do të përfitojnë bursa, dhe të cilëve iu prin kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. KOK-u ka marrë konfirmimin nga SO i KON dhe ka caktuar datën 21 tetor 2017 për të nënshkruar kontratat me sportistët.

Nënshkrimi i kontratave do të koinçidojë me tre vjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.Solidariteti Olimpik jep bursa në vlerë 6 mijë dollarë për çdo muaj, kurse Komiteti Olimpik i Kosovës do të kontribuojë me 1100 dollarë në muaj.

Muaj më parë, KOK-u ka ndarë bursa olimpike edhe për tre sportistë për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”.

Lista e përfituesve për bursat olimpike "Tokyo 2020"

Majlinda Kelmendi (xhudo)   1 mijë dollarë

Nora Gjakova    (xhudo)       700 dollarë

Herolind Nishevci (karate)     600 dollarë

Distria Krasniqi    (xhudo)     500 dollarë

Donjeta Sadiku    (boks)      500 dollarë

Orges Arifi    (karate)          350

Alvin Karaqi    (karate)        350   

Akil Gjakova    (xhudo)       350

Loriana Kuka (xhudo)         250

Musa Hajdari (atletikë)        250

Astrit Kryeziu (atletikë)        250

Vijona Kryeziu  (atletikë)    250

Urata Rama (shenjëtari)    250

Dasar Xhanbazi (not)        250

Flaka Pruthi (not)             250

Atdhe Luzhnica (shigjetari) 250   

Edon Shala (mundje)        250

Fortesa Orana (karate)       250

Drilon Ibrahimi (shenjëtari)  250

Temat:
Lexo të tjera