16:51 / E enjte, 12 Tetor 2017

Kompletohet grupi i Sigal Prishtinës për “FIBA Europe Cup” (Foto)

Kompletohet grupi i Sigal Prishtinës për “FIBA Europe Cup” (Foto)

Sigal Prishtina edhe përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit në grupin G për FIBA Europe Cup, transmeton IndeksOnline.

Pas Belfius Mons-Hainaut dhe Demir Insaat, Prishtinës i bashkohet edhe ekipi nga Ukraina, BC Khimik.

Khimik është dy herë kampion dhe një herë fituesi i Kupës së Ukrainës.

Ndeshja e parë për Sigal Prishtinën në këtë grup zhvillohet më 18 tetor në Mons të Belgjikës, kundër skuadrës Belfius-Mons.

Kurse takimi i radhës dhe në Prishtinë zhvillohet më 25 tetor kundër Khimik./IndeksOnline/

Lexo të tjera