12:36 / E premte, 17 Shkurt 2017

Konfirmohet: Sanchez në Barcelonë (Foto)

Konfirmohet: Sanchez në Barcelonë (Foto)

Arsene Wenger ka konfirmuar fluturimin e Alexis Sanchez për në Barcelonë.

Menjëherë pas humbjes turpruse ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve, i pari që u largua nga Gjermania ishte Alexis Sanchez i cili mori rrugë për në Spanjë, transmeton IndeksOnline

Menaxheri i Arsenalit e konfirmoi këtë udhëtim të lojtarit kilian, por arsyeja ishte një rast gjyqësor.

“Ai ka një rast gjyqësor në Barcelonë dhe ai do të kthehet nesër në trajnim”, ka thënë Wenger.

Skuadra e Arsenalit pas humbjes 5 me 1 në “Allianz Arena” do të rikthehet në fushë kundër Sutton në kuadër të Kupës FA./IndeksOnline/


Lexo të tjera