20:41 / E enjte, 12 Tetor 2017

Kush do të jetë trajneri i Kosovës, flet Muharrem Sahiti

Kush do të jetë trajneri i Kosovës, flet Muharrem Sahiti

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, pasi Albert Bunjaki është shkarkuar nga detyra.

Kosova e mbylli ciklin e kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018” në pozitën e fundit në tabelë, por në muajin nëntor FFK-ja ka organizuar një miqësore me Letoninë në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë.

Pas kësaj ka shumë spekulime se kush do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës për këtë ndeshje. Por, në një deklaratë të Fadil Vokrrit gjatë ndeshjes Islandë – Kosovë, kishte lënë të kuptohet se këtë ndeshje do ta udhëheqë Muharrem Sahiti, asistent trajneri.

Në anën tjetër, Muharrem Sahiti për IndeksOnline ka thënë se ende nuk është zyrtare ky vendim përkundër deklaratave të Vokrrit.

“Ende nuk e di, nuk kam bisedua me kryetarin Fadil Vokrri. Ai gjendet jashtë Kosovës. Edhe pse ai i ka dhënë këto deklarata, ne ende nuk jemi ulur për të biseduar. Pra ende nuk ka asgjë zyrtare. Por, deri në atë kohë do të ishte mirë për ta gjetur edhe trajnerin e ri, meqenëse FFK-ja e ka filluar këtë punë”, ka thënë Muharrem Sahiti për IndeksOnline.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen miqësore do ta zhvilloj më 13 nëntor në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari” kundër Letonisë./IndeksOnline/

Lexo të tjera