16:20 / E hënë, 20 Mars 2017

Lajm shumë i keq për kapitenin e Kosovës

Lajm shumë i keq për kapitenin e Kosovës

Nuk ka paqe për Pisën e Samir Ujkanit, edhe pse prej pak muajsh ka ndërruar pronar dhe më në fund ka lënë pas krizën e thellë brenda klubit, me lojtarët që nuk paguheshin prej muajsh.

Megjithatë, në Itali ka rregulla, që duhen respektuar, ndaj vonesat në shlyerje detyrimesh financiare ndëshkohen ashpër.

Fitoret në fushë nuk po duken më, ndërsa jashtë saj situata është mjaft e zymtë, sepse Pisa tashmë është ndëshkuar edhe 3 pikë të tjera në renditje, pas 1 pike të hequr disa javë më parë.

Klubi toskan paguan mëkatet e presidencës së vjetër, që kishte fundosur klubin dhe po flitej edhe për përjashtim nga kampionati, ndaj ajo që po ndodh tani është e keqja më e vogël.

Lexo të tjera